3.8 C
Skopje

BDI: Njohja e statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit përforcon stabilitetin e rajonit dhe afirmon tolerancën ndërfetare

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit në bashkimin kanonik dhe liturgjik.

Me këtë rast shprehim urimet e sinqerta deri te të gjithë besimtarët ortodoksë të vendit për këtë vendim të shumëpritur që u jep statusin e barabartë të predikimit fetar me të gjithë besimtarët ortodoksë në botë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ardhmërinë e vendit që po shkon drejt zgjidhjes edhe një kontest shumëvjeçar. Ky vendim përforcon themelet e stabilitetit të rajonit dhe afirmon vlerat e respektit dhe tolerancës ndërfetare.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se tashmë është hapur horizonti i pajtimit mes popujve dhe në këtë rrugë që ka për synim ardhmërinë e përbashkët europiane të të gjithë rajonit duhet të vazhdohet me ndërmarrje të vendimeve të guximshme dhe të mbizotërojë racionaliteti mbi mosmarrëveshjet e dëmshme izoluese.