13/07/2024

Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë.

Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane.

Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian.

Sot ne Kuvend nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe i percaktimit perfundimtar ne vendin tone, ne shoqerine tone, ne skenen tone politike, kush eshte pro integrimit, Europes dhe Amerikes si dhe kush eshte pro izolimit e Rusise.

Nuk ka mes, nuk ka alternative, nuk ka rruge tjeter!