-0.2 C
Skopje

Beatrix Ramosaj në gjendje të rënduar psikologjike: Më ndihmoni


Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj duket se nuk ka kaluar ende periudhën e vështirë pas “Big Brother VIP”.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve, për të ndarë me të këshilla për të kaluar gjendjen e vështirë që ajo po kalon.

“Hey miq virtual! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përultësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për mësuar! E tuaja, Trixa!”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë që më herët, këngëtarja tregoi se ishte bullizuar në rrjetet sociale për shkak të marrëdhënies që ajo krijoi brenda shtëpisë së famshme me aktorin Donald Veshaj./abcnews.al