22/07/2024

Konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, i cili do të ndërtojë korridoret 8 dhe 10-d në vend, ka pas një sërë projektesh dhe ndërmarrjesh, por edhe njohje. Dy kompanitë ndërtuan urën më të gjatë në Ballkan, mbi lumin Lepenec në Kosovë, me një gjatësi prej 5.75 kilometrash.

Përveç autostradës në Kosovë, “Bechtel dhe Enka” po ndërtojnë edhe autostradën e Moravës në Serbi, seksion ky që po ndërtohet duke zhvilluar infrastrukturën më moderne digjitale dhe sistemin e mbrojtjes nga përmbytjet.

Gjatë ndërtimit të kësaj autostrade do të vendosen mbi 1000 kilometra kabllo optike që do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës 5G. Mbështetja dhe garancia për këtë projekt dhe për konsorciumin “Bechtel and Enka” është edhe qeveria britanike, e cila ka dhënë 430 milionë euro.

Por, përveç Ballkanit, “Bechtel” është aktiv edhe në vende të tjera të zhvilluara. Ata aktualisht janë duke punuar në një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në Australi. Aeroporti Western Sydney në Australi, një projekt me vlerë mbi katër miliardë dollarë. Ky aeroport në Sydney pritet të finalizohet në vitin 2026 dhe do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Australi me mbi 10 milionë pasagjerë në vit.