13/04/2024

Kompania prestigjioze e “Bechtel & Enka” e cila do të ndërtoj Korridorin 8 dhe 10D do të organizoi sot “Panairin e punësimit” në qytetin e Gostivarit.

Lajmin e ka bërë të ditur ditë më parë dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili edhe do të jetë pjesëmarrës në panair.

Panairi fillon nga ora 16:00 dhe i njejti mbahet në hapësirat e Agjencionit për Punësim në Gostivar.

Të gjithë të interesuarit për të punuar do të kenë mundësinë që nga afër të njihen me mundësitë që i ofron ky konsorcium gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D në pesë vitet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi do të vazhdojë prezantimin edhe në qytete të tjera.