Bek Berisha me fjalë të mëdha për Ali Ahmetin: Rrugëtimi i tij sado i rëndë dhe me vështirësi, përsëri shpie në zgjidhje
Shkruan: Bekë Berisha
Pse duhet përkrahur Ali Ahmeti?
Jo vetëm Maqedonia por edhe rajoni është i ndjeshëm dhe si i tillë lehtësisht ekspozohet ndaj rreziqeve. Dhe kur jemi te rreziqet, s’duhet harruar se armiqtë tanë shekullor gjithmonë sytë e tyre i kanë fokusuar në rajonin e Ballkanit e cila decidivisht është fuqi baroti. Shtetet tona janë shumë të dobëta për një Rusi e cila tenton që luftën e saj humbëse në Ukrainë ta degëzoj edhe nëpër shtetet tona përmes Serbisë dhe avokatëve të saj. Kur jemi te shtetet tona dhe brishtësinë që e posodojnë dua të theksoj arritjet që kemi arritur me partnerët tanë strategjik; ShBA dhe BE dhe të cilëve u jemi mirënjohës përjetë. Falë këtyre aleatëve, ne kemi ndërtuar shetin më të ri në Ballkan dhe Maqedonia e Veriut arriti të futet në Aleancën më të fuqishme në botë NATO. E kur jemi te Maqedonia e Veriut në NATO padyshim se kontribut qenësor dhe përmbatjësor ka dhënë Ali Ahmeti dhe BDI. S’duhet harruar se pa kontributin e tij në Marrëveshjen e Përzhinos as që mund të imagjinohej ardhmëria e Maqedonisë në NATO. Sikur krejt bota u ndal sepse nga ai çast varej ekzistimi i vet shtetit të RMV-së.
Po sot si qëndron puna? E njëjta VMRO kërcënon ardhmërinë e integrimeve të Maqedonisë përmes stopimit të ndryshimeve kushtetuese ku privohet komuniteti bullgar të bëhet pjesë e normatives kushtetuese pa çka rrezikon destabilitetin dhe destruktivitetin e shtetit ku si rrjedhojë mund të kemi efekte zinxhirore nëpër të gjitha shtetet ballkanike. Pse duhet rreshtuar pas vizionit të Ali Ahmetit? Sepse tashmë është dëshmuar se rrugëtimi i tij sado i rëndë dhe me vështirësi, përsëri shpie në zgjidhje të përhershme dhe siguri shtetërore të RMV-së. Opozita shqiptare duket se ka rënë në grackën e një VMRO-së antishqiptare që ushqehet me politikën kunddrejt fëmijëve shqiptarë dhe kështu nëpër komunat ku udhëhiqen nga kuadro të VMRO-së kundërshtohet edhe me barrikada fizike mësimi në gjuhën shqipe të nxënësve shqiptar. Kjo s’do mend se i takon një retorike dhe regjimeve të së kaluarë por ja që tmerrohem sa herë që dëgjoj se në Maqedoni, maqedonasit e VMRO-së tentojnë të bllokojnë shqiptarët edhe në sferat e tjera. Opozita shqiptare modeomos duhet të bëj opozitarizmin por jo duke përqafuar joshjet dhe grackat e VMRO-së! Një kryq politik i ngritur në Kodër të Diellit sfidoi opozitën dhe akoma nuk kanë guxim ta rrënojnë edhe pse vendimi për rrënim është marrë tashmë në Komunë të Tetovës. Mendoj se të gjithë kemi mësuar nga stoicizmi i Ali Ahmetit ndaj proceseve të mëdha dhe historike që ka kaluar Maqedonia. Pajtohem se gabime janë bërë por jo të asgjësohet asnjë e arritur. Kryeministri shqiptar tanimë është realitet. S’ka justifikim kjo opozitë shqiptare që nuk e votoi. Shqiptarët po hapërojnë drejt sukseseve të mëdha ndërsa po krijohet përshtypja se përçarja po na ndjek prapa si mortja. Ka ardhur koha kur duhet të bashkojmë kokat. Duhet ulur tonet kërcënuese dhe pëçarëse sepse koha është e jona dhe duhet shfrytëzuar. Prandaj të vazhdohet me këtë tempo sepse rezultatet s’po mungojnë dhe tashmë edhe me Kryministrin shqiptar është dhënë messazhi kumbues se shqiptarët në RMV dijnë të menaxhojnë institucionet sidomos të parin e Ekzekutivit.
Të lumtë Ali Ahmeti. Suksese vëllezërve tanë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.