20/07/2024

Bekim Hamëz Jashari, ish-kryetar i komunës së Skenderajt dhe nipi i legjendarit Adem Jashari, ka shprehur gëzimin e tij për zgjedhjen e Talat Xhaferrit si kryeministër në detyrë të Maqedonisë së Veriut. Në një status në facebook, Jashari e ka quajtur këtë një lajm historik dhe një realitet të ri për shqiptarët e atjeshëm12

Jashari ka theksuar se qeveria e udhëhequr nga Xhaferi duhet të jetë shembull i qeverisjes së mirë që shqiptarët mund të udhëheqin ndershëm dhe duke respektuar të drejtat e secilit qytetar pa dallim kombësie.

Statusi i plotë:

Lajm historik nga Maqedonia e Veriut, atje ku sot me zgjedhjen e qeverisë së re kalimtare në krye me z. Talat Xhaferin po fillon një realitet i ri i fuqizimit të shqiptarëve të atjeshëm autokton.
Në emrin tim personal e uroj kryeministrin e ri duke qenë i bindur që lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut do ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këtë mundësi për bashkimin e shqiptarëve drejt realizimit të qëllimeve të tyre, forcimin e lidhjeve me Kosovën dhe aleatët nga perëndimi.
Qeveria e udhëhequr nga z. Xhaferi duhet të jetë shembull i qeverisjes së mirë që shqiptarët mund të udhëheqin ndershëm dhe duke respektuar të drejtat e secilit qytetar pa dallim kombësie.
Gëzuar!