Kreshnik Bekteshi në Klan Debat shprehet i bindur se partia e tij është e para në bllokun politik shqiptar dhe se për ta nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve.
“BDI-së i përshtatet që çdo ditë të ketë zgjedhje për shkak se edhe në sondazhet e opozitës BDI është partia e parê”, tha Bekteshi.
Por, sipas Bekteshit, BDI është parti e përgjegjshme dhe se e sheh edhe interesin e shtetit. Prandaj, siç thotë ai, duhet të përfundojë ky mandat i qeverisë aktuale e pastaj të shkohet në zgjedhje.