Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte deklaroi se deri në fund të nëntorit do të presim përgjigje për reagimin tonë dhe kërkesën tonë drejtuar Komisionit Evropian në lidhje me taksën e vendosur për transitin e gazit rus.
“Deri në fund të nëntorit do të presim përgjigje për reagimin tonë dhe kërkesën tonë drejtuar Komisionit Evropian në lidhje me taksën e vendosur për transitin e gazit rus nga Bullgaria. Kërkesa jonë është që të lirohen kapacitete shtesë të gazsjellësit që kemi me Bullgarinë, i cili është plotësisht i marrë me qira nga “Gazprom”. Nëse nuk lëshohen sasitë e nevojshme për nevojat tona, ne do të kërkojmë kompensimin e dëmit nga Komisioni Evropian për mosrespektimin e direktivave të tyre dhe pse jo të kërkojmë drejtësi në një mosmarrëveshje ndërkombëtare me Komisionin Evropian dhe me Bulgargastrans”, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte në emisionin Argument Plus në Televizionin 24.
Bullgaria më 13 tetor vendosi një tarifë për transitin e gazit rus përmes territorit të saj në shumën prej 10 euro për megavat orë, nga e cila pret të ardhura vjetore prej 1,2 deri në 1,5 miliardë euro.