8.8 C
Skopje

Bekteshi e mban premtimin, BEG mbetet pa licencë (Foto)

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët.

Në process është heqja e licencës së së Balkan Energy Group (BEG).

Ministri Bekteshi qysh në muajin janar kishte paralajmëruar një gjë të tillë, kujtojmë postimin e ministrit në rrjetin social fejsbuk ku kishte shkruar “ Kadal BEG se ka HENDEK”, që nënkupton se Bekteshi ka mbajtur premtimin e dhënë.

Tani, Qeveria do të detyrohet të shpallë tender për përzgjedhjen e një kompanie të re që do të kryejë aktivitetin e shpërndarjes së energjisë termike.