
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Tv21 tha se BDI është partia e vetme e cila mbron interesin e votuesve shqiptar dhe si e tillë punon në të mirën e popullit dhe nuk merret me shpifje ashtu siç po vepron opozita shqiptare me bashkëpunëtorë.
“Është çështje e partive opozitare të merren me propaganda të tilla, mirëpo e jona është të zhbllokojmë vendin dhe të ecim drejt BE-së, këtë duhet ta bëjnë edhe ata e jo të bëhen mashë e Mickoskit. Fotografinë e LEN-it e kemi parë edhe më herët, bashkë me Apasaievin dhe Mickoskin, 61-shi aso kohe nuk u bë dhe I njejti nuk do të bëhët përsëri sepse interesat e shqiptarve i mbron vetëm BDI-ja dhe ne kemi synime të qarta për ardhmërinë e vendit”, deklaroi Bekteshi.