Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte i ftuar në “10 Minuta” në TV21. Ai foli për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për uljen e çmimeve të pijeve. Bekteshi njoftoi se disa markete në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë janë mbyllur për shkak të masës “çmim i garantuar”. Ai gjithashtu tha se do të bëhen kontrollime edhe në marketet e fshatrave.