Sonte, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeparlamentarit dhe kryemininistrit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen shtetërore me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ministri Bekteshi, gjithashtu në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar
“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰
#LAVDI për të gjithë ata që sakrifikuan për liri dhe pavarësi”.