20.8 C
Skopje

Bekteshi takon ministrin e mjedisit të Polonisë

Në kuadër të takimit Ministror për Partneritet Transatlantik për energjinë dhe ndryshimet klimatike në Varshavë realizuam takim bilateral me ministrin e Klimës dhe Mjedisit të Republikës së Polonisë, Mihal Kurtika.

Me ministrin Kurtika theksuam përpjekjet tona të forta për të thelluar bashkëpunimin në fushën e energjetikës midis dy vendeve.

Maqedonia e Veriut ka një agjendë ambicioze në sferën e energjisë së gjelbër.

Për ne janë të mirëpritura përvojat polake për projekte në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë.