25/06/2024

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes konferencës për media nga Qeveria ka zbuluar masat e reja lidhur me efikasitetin energjetik.

Ai ka zbuluar edhe shumën që mund ta përfitojnë nga kjo masë qytetarët dhe ka treguar edhe kushtet që duhet të përmbushin qytetarët për të përfituar vauçerët në fjalë.

“Në përputhje me Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, personat me të ardhura të ulëta për person të vetëm (të ardhura të përgjithshme deri në 21.000 denarë), amvisëri me dy anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 30.000 denarë) dhe amvisëri me tre anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 35.000 denarë) do të mund të marrin vërtetim-vauçer me vlerë bruto 27.000 denarë për amvisëri, me TVSH të përfshirë për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, ndërsa personat me të ardhura të ulëta për amvisëri me katër anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 40.000 denarë) dhe amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë (të ardhura të përgjithshme prej 45.000 denarë) do të mund të marrin vërtetim-vauçer për kondicioner inverter me vlerë bruto 30.000 denarë për familje, me TVSH të përfshirë. Mjetet e përgjithshme për realizimin e këtij programi arrijnë 45 milionë denarë mjete buxhetore (73 mijë euro)”, ka deklaruar Bekteshi, njofton indeks.mk

Ka treguar edhe kushtet që duhet të përmbushin për të aplikuar.

“Në 3 vitet e fundit kalendarike, të mos kenë përdorur mjete nga asnjë burim për të kompensuar pajisjet ngrohëse – sobat me pelet ose pajisje kondicionerë inverter me efikasitet të lartë;
– të mos ketë lidhje të ngrohjes qendrore urbane në ndërtesën e banimit ku do të
instalohet pajisja
– pajisja të jetë e blerë dhe instaluar gjatë vitit 2024, e më së voni deri më 30.11. të vitit 2024 në adresën e përmendur në kërkesën;
– pajisja e blerë të ketë karakteristikat si vijon: të ketë një minimum prej COP 3.0, për të ngrohur në një temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të paktën A+ klasë energjetike për konsum të energjisë elektrike.
– nuk do të aplikojë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare përmes dhënies së vërtetimit-vauçer për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë pas Thirrjes publike nga Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2024 (për ata që do të aplikojnë për Programin për nxitjen e efikasitetit energjetik)”, tha Bekteshi.

Ka sqaruar se edhe këtë herë, do të vlejë kushti, i pari i ardhur i pari i shërbyer.

“Në përputhje me mjetet e parashikuara për këto dy programe, me shfrytëzimin e tyre të plotë janë parashikuar mbi 7.0000 vërtetime-vauçer për pajisje me kondicioner inverter”, tha mes tjerash Bekteshi./indeks.mk/.