14/01/2025

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë një deklaratë në Tv24 lidhur me uljen e tarifave doganore për produktet bujqësore në Maqedoni. Ai tha se Qeveria ka propozuar një vendim për të ulur tarifat doganore për të gjitha produktet bujqësore, duke pritur që kjo të ndikojë në uljen e çmimeve dhe të nxisë prodhimin vendas. Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për një numër të madh të produkteve bujqësore. Ministri Bekteshi gjithashtu përmendi mbylljen e disa marketeve që nuk respektuan vendimin qeveritar për “çfarëdo”.

“Do të ketë ulje të tarifave doganore, dhe jo vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e produkteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për një numër të konsiderueshëm për produktet bujqësore”, tha Bekteshi.