24/06/2024

Analisti Faton Aliti në emisionin Klan Debat Special tha se VMRO duke marrë rolin se ka luksin që të zgjedh se kend e merr në qeveri, nuk po respekton shumicën e votuesve në bllokun shqiptar, që legjimitetin ia dhanë Frontit Europian dhe jo VLEN-it.

“Me idenë që VMRO-DPMNE paska luksin që të zgjedh se kënd e merr në qeverisje nga shqiptarët e bën të parëndësishëm numrin e deputetëve tanë në Kuvend, sepse na injorojnë dhe vazhdojmë dhe lejojmë të na zgjedhin. Sepse VMRO nesër i vendos 5 shqiptarë në listat e veta edhe LSDM I vendos nja 5 dhe thotë ja ne kemi 10 shqiptarë tanët dhe luajnë legjitimitetin e shqiptarëve”, tha Aliti.

Analisti Valon Bela tha se pret reagim nga Fronti Europian për veprimet e rradhës.

“Unë edhe si qyetetar mund të them se pres krize politike institucionale, sepse duke e ditur forcën politike të Ali Ahmetit, dhe fjalën e tij “Loja s’ka filluar ende”, ndoshta do të kemi veprime që edhe mund të mos jenë të pritshme…Unë them se nuk duhet lejuar që VMRO ta zgjedh humbësin për të bërë qeveri dhe të mos vlerësohet legjitimiteti I qytetarëve.”, deklaroi Bela