24/04/2025

Analisti politik dhe ish politikani, Valon Bela ka komentuar vizitën e kryeministrit të parë shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferit në familjen e komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit në Prekaz.

Bela shkruan se Xhaferi është personalitet i dalë nga lufta, ndaj është e turpshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mos e pres të njejtit më protokoll.
Ndër të tjera Bela ka akuzuar Kurtin për mashtim shumë vjeçar me idenë e bashkimit kombëtar.

Statusi i plotë:

Albin, me shku te Jasharajt edhe me fol për atdhedashuri e në ndërkohë Kryeministri i Parë shqiptar në RMV i dalë pikërisht nga UÇK dhe mos me e prit me protokoll shtetëror (madje as për një kafe) është më shumë se përbuzje e rrugës së lirisë që e shtruan vet Jasharajt.
S’ki faj, kjo tregon edhe për ndjesinë tënde prej burrështeti e që ti nuk e ke.
Kaq për mashtrimin tënd 15 vjeçar të “bashkimit kombëtar”…