-0.2 C
Skopje

Berisha zbulon datën që do t’i propozohet Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të PD

Pas përfundimit të mbledhjes së ‘Komisionit të Rithemelimit’, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Berisha zbuloi se Kuvendit Kombëtar të PD-së do t’i propozohet ose data 21, ose data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit.

“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e Kuvendit. Data që do t’i propozohet Kuvendit dhe do të jetë ose data 21 ose data 22 e majit, varet si i bie, e shtunë ose e diel. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga komisioni. Sapo të vendos Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur kandidaturën dhe Kuvendi do të vendosë datën”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha shtoi se është drejt përfundimit dhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit.

Ish-kryeministri vlerësoi procesin deri në këto momente, ku theksoi se kanë marrë pjesë mbi 40 mijë anëtarë.

“Ishte një proces shumë i mirë me pjesëmarrjen e mbi 40 mijë anëtarëve.

Komisioni do të jetë nësër përpara jush për t’iu informuar mbi procesin dhe t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja”, tha Berisha.