Ministri i Financave, Fatmir Besimi në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Qarkores së Tetovës tha se investimet kapitale infrastrukturore realizohen me taksat e qytetarëve, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10d.
“Afër kësaj pike para disa muajve u mblodhëm për Korridorin 8, sot jemi për Qarkoren. Me këto investime ne po afrohemi me europën, duke investuar në infrastrukturë moderne. Cdo investim kapital po realizohet me taksat e qytetarëve, ndaj është mirë kur të gjitha institucionet vendosen në shërbim dhe interes të qytetarëve”, tha Besimi. /indeks.mk