04/11/2024

Nga muaji prill ka rritje reale të pagave. Qytetarët e ndjejnë efektin e goditjeve, por kjo është arritur me një përgjigje që ofron një bazë solide, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Sipas Ministrit, duhet të mësohemi që të jetojmë në kohë të krizave dhe pasigurive, dhe pastaj t’i bëjmë politika për rritje të qëndrueshme.

Besimi tha se nga muaji prill pagat nuk janë rritur vetëm si shifër, por realisht ndjehen sepse inflacioni është ulur.

“Buxheti mbetet në të njëjtin nivel për sa i përket rritjes dhe deficitit. Këto janë projeksione planifikuese dhe ofrojnë një realizim më të mirë të planeve për strategjinë fiskale”, u tha ai gazetarëve.

Ministri përkujtoi se ekonomia e Maqedonisë është e vogël dhe shumë e integruar në tregun evropian dhe se 160 për qind e BPV-së është tregti, prej të cilave 80 për qind është me BE-në dhe mbi gjysma me Gjermaninë, e cila këtë vit është në recesion.