Një njeri punëtor dhe i urtë që i duhej komunës së Bogovinës është pikërisht Besnik Emshiu. Ai fitoi zgjedhjet lokale në këtë komunë kundrejt kanidatit të ASH-së Albon Xhemaili me një diferencë të madhe votash duke marrë kështu mbështetje nga qytetarët.
Emshiu, profesor universitar në mejdan doli si kandidat i BDI-së duke mposhtur kështu edhe në rrethin e parë dhe në rrethin e dytë si fitues kundrejt oponentëve të tjerë politik.
Ai është premtues dhe i vendosur për të mirën e qytetarëve të komunës së Bogovinës. Doli me një program shumë të larmishëm dhe fitoi bindshëm në një fitore plebishitare, historike dhe bindëshe duke e kthyer kështu Bogovinën përsëri në duar të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Rezultatet finale të përpunuara nga KSHZ në komunën e Bogovinës:
Nivel komunal:
BDI – 6336
ASH- 3696
Bogovinë:
BDI – 1574
ASH- 1077
62,30 % – Vlen të theksohet fakti se është fitorja më e thellë në nivel Republikan nga të gjitha blloqet politike.