Profesori universitar Nuri Bexheti në “Debat Plus” ka vlerësuar lartë arritjen historike të shqiptarëve të Maqedonisë me emrimin e Talat Xhaferit.
Sipas Bexhetit, Xhaferi në deklaratën e tij të parë si kryeministër ishte tepër i matur.
Shtoi se të gjitha ndryshimet në RMV pas vitit 2001 kanë ndodhur nën diktatin e BDI-së.
“Kryeministri nuk bëri asnjë krekosje, asnjë deklaratë të pamatur. Duhet të gjithë ta kuptojnë se vendi është I vogël dhe se gjysma kanë gjuhë tjetër dhe religjion tjetër. Si rezultat i këtij diversiteti ka ardhur edhe ky kryeministër. Ndryshimet rënjësore kanë ndodhur falë BDI-së pas vitit 2001.