Para çdo cikli zgjedhor partitë e vogla opozitare aktrojnë kinse janë bashkuar por që nuk e kanë këtë gjë për qëllim të mirë por për të dëmtuar BDI-në dhe me këtë edhe shqiptarët. Kështu deklaroi funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetar i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti sonte në emisionin ClickPlus të TV21.
“Në çdo cikël zgjedhor parlamentar apo lokal partitë politike shqiptare që janë oponencë e BDI-së kanë bërë përpjekje që të shesin sikur janë bashkuar, krijojnë një mobilizim kinse sot është momenti, sot është dita në këto zgjedhje do të mundim BDI-në e kështu me radhë dhe tashmë jemi dëshmitar se në çdo cikël zgjedhor përsëritet i njëjti refren që e thonë por që ne Bashkimi Demokratik për Integrim del fitues,”, deklaroi Bexheti.