Pas krahasimit që këshilltari i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku ka bërë mes Talat Xhaferit dhe Sinan Hasanit, ka reaguar profesori universitar dhe analisti, Nuri Bexheti.
Sipas tij, kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë menjëherë këshilltarin e tij sepse kjo që ka bërë ai është e turpshme.
Bexheti thotë se të bësh krahasimin mes Xhaferit dhe Hasanit, është degradim i një ish ushtari.
“Kryeministri Kurti të shkarkojë këshilltarin e tij, ky është propozimi im. Mua nuk ma mban që një kryeministër shqiptar, ish ushtar i UCK-së të krahasohet me Sinan Hasanin, mbeturinë e komunizmit. Ka shumë kritika, por ky krahasim nuk mbanë”, tha Bexheti.