17.8 C
Skopje

Bilall Kasami duke kopjuar Pollatin dështoi në udhëheqjen e partisë

Bilall Kasami njihet në opinion si ndjekës i Pollat Alemdarit në stilin e njejtë të flokëve, të veshjes dhe ecjes. Si duket Kasamit i ka bërë dëm ndjekja e tepërt e serialeve turke dhe ideja që edhe këtu mund të ketë një Pollat Alemdar e ky të jetë vetë Bilall Kasami.

Marrëveshjet e gabuara politike të cilat i bën Bilall Kasami nuk po ngjasojnë me marrëveshjet e idolit të tij Pollat Alemdar. I humbur në këto zgjedhje lokale që sipas votave të grumbulluara i bie një deputet më pak në rast se bëjmë kalkulime të këtij lloji.

Për ta ruajtur karrigen e tij në Lëvizjen Besa dhe dështimin për ta marrë Tetovën, Kasami bëri marrëveshjen me kryetarin e ASH-s, Ziadin Sela, i cili poashtu dështoi në këto zgjedhje lokale.