27.8 C
Skopje

Bilall Kasami injoron investimin e Lazim Destanit në Tetovë

Për Tetovën dhe jo vetëm sot është një ditë e veçantë për shkak të një investimi kapital nga familja e respektuar Destani që ka të bëjë me sjelljen e kompanisë së veturave elektrike në Tetovë. Sot u bë gurthemeli i fabrikës – investimi më i madh ndonjëherë në këtë zonë që nga pavarësia e vendit. Për Tetovën kjo dotëthotë më shumë vende pune dhe më afër vendit të tyre për të rinjtë si dhe për të parandaluar migrimin informon Tetovasot.

Por ajo që ra në sy sot është mos prezenca e liderit të Besës Bilall Kasami njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës ku po bëhet gjithë ky investim i madh i përkrahur dhe i ndihmuar edhe nga ana e Qeverisë.

Pra pikërisht sot kur e gjithë Tetova i ka sytë nga ky investim kapital, kryetari i Tetovës ka injoruar investimin prej 130 milionë euro dhe 1000 vendeve të reja të punës.

Siç mëson TS, Kasami ka pasur thirrje edhe nga Ecolog edhe nga TIDS,por ai i ka injoruar me arsyet që ende nuk dihen.
Një injorim nga Kreu i Komunës të një fabrike gjigante në Tetovë, dyshohet se kryetari Bilall Kasami dëshiron që Tetovën ta bëjë qendër izoluese dhe rinia të ikë nga vendlindja.

Ndryshe për herë të parë në Ballkan, një kompani e madhe makinash do ta shndërrojë këtë zonë në lider prodhimi. Bëhet fjalë për një investim të kompanisë gjermane për prodhimin e makinave elektrike “e.Go”, në pronësi të familjes Destani.

ND Group, themeluar në vitin 2008, nga Nazif Destani, është një kompani ndërkombëtare private me bazë në Holandë me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. Familja Destani është e famshme mes shqiptarësh. Por, më shumë sesa për biznesin, njihen për artin.