08/09/2024

Në lidhje me mospjesmarrjen e kandidatit të Lëvizjes Besa në Grupin Punues për ndryshimet kushtetuese, Bilall Kasami tha se presin që qeveria të jetë më e arsyeshme dhe se “përderisa qeveria nuk është e interesuar të dëgjojë zërin tonë, nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese”. “Qëndrimi ynë është i qartë.”

“Qeveria nuk ka treguar interes për të dëgjuar zërin tonë në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ne si lëvizje jemi pro ndryshimeve, por nuk do të votojmë derisa qeveria të tregojë më shumë arsyeshmëri. Kërkesa jonë është që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe formulimin “gjuha shqipe”. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe të sigurojë mbështetjen tonë në Kuvend për të vazhduar me procesin e ndryshimeve”, ka thënë Kasami në një intervistë për REL.