Nëse nuk e bën Komuna dhe institucionet përkatëse , atëherë njerëzit nuk do presin më gjatë që t’i “mbysin” mbeturinat dhe do jenë të detyruar këtë t’a bëjnë vetë për t’i pastruar apo hequr ato si në rastin e zonës 178 në Reçicë të Vogël informon Tetovasot.
Derisa Bilall Kasami dhe ekipi i tij bëjnë fushatë për Këshillin me premtime të shumta boshe,fotografia në shumë zona të qytetit është krejt ndryshe siç mund të shihen edhe pamjet në rrugën 178 në Reçicë të Vogël.
Banorët dhe mërgimtarët atje janë detyruar që ti marrin me traktor për t’i larguar mbeturinat. Ata thonë se kundërmon jo vetëm erë e keqe prej tyre por grumbullohen edhe shumë qen në atë zonë për shkak të tyre.
Ata shihen të bëjnë një punë që i përket Komunës dhe institucioneve përgjegjëse por që ata janë neglizhente sidomos kur përgjegjësit kryesorë merren me fushatë të ulët me akuza ndaj të tjerëve që janë në opozitë në Tetovë.