Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, e ftuar në emisionin 3D me Alban Dudushin në Radio Televizionin Shqiptar deklaroi se Kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një moment historik, ndaj si e tillë mori jehonë në të gjitha mediat e vendit dhe rajonit.
“Pozita e kryeministrin në Maqedoninë e Veriut asnjëherë nuk ka qenë e udhëhequr nga një shqiptar, ndaj kjo është një datë historike, sepse për herë të parë kemi një kryeministër në krye të qeverisë, kemi Talat Xhaferin, Në Shqipëri mbase këto tema për arritje shtetërore nuk kanë qenë tabu, mirëpo në Maqedoni po, sepse kemi qenë të lënë anash, kemi pasur punë me njerëz mosbesues ndaj dhe ky moment historik jo rastësisht mori jehonë në të gjitha mediat e vendit dhe rajonit, sepse fituam edhe një të drejtë të merituar në Maqedoni. Fokusi i qeverisë teknike është organizimi i zgjedhjeve, mirëpo proceset shoqërorë vazhdojnë, ndaj kryeministri Xhaferi ka edhe përgjegjësi të tjera përveç zgjedheve”, deklaroi Bilalli-Zendeli. /indeks.mk