11/12/2024

Qytetarët e dijnë se mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese nënkupton izolim të vendit, si dhe degradim të të gjithë atyre të arriturave të cilat i kemi bërë bashkë, që nga pavarësimi i vendit tonë deri më sot

Nesër është “Dita D” për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese. Deputetët e Kuvendit tashmë janë kthyer nga pushimet dhe obligimi i parë i tyre do të jetë që të merren me çështjen që e ka ngarkuar një kohë të gjatë skenën politike te ne për shkak të politizimit të skajshëm.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese koordintatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrimim, Arbër Ademi, në një intervistë për indeks u shpreh se me votimin e ndryshimeve kushtetuese do të mund të vazhdojë rrugëtimi ynë evropian duke u mbajtur konferenca e dytë ndërqeveritare edhe duke u lëshuar në substancë të negociatave me hapjen e kapitujve, me çka me këto negociata do të përmirësohet edhe standardin jonë jetësor, do të arrijmë edhe forma më të rëndësishme, për më tepër fusha që nënkupton jetë më të mirë pët të gjithë qytetarët, duke i përfshirë këtu edhe fondet evropiane.

Sipas Ademit nga ky proces ka vetëm benefite, vetëm avantazhe, asnjë lloj dëmi dhe asnjë lloj rreziku ndaj qytetarëve të vendit tonë. Prandaj ai u bën thirrje që të gjithë deputetëve të kenë parasysh perspektivën dhe të ardhmen evropiane, ditët më të mira për vendin dhe për të gjithë qytetarët. Duke u nisur nga këto interesa shumë më lehtë do të merret vendimi i duhur, që nënkupton votim të ndryshimeve kushtetuese.

Më poshtë sjellim intervistën e plotë me të.

– Më 18 gusht është paraparë zhvillimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend si do të rrjedhin aktivitetet dhe procedurat?

Ademi: Sot gjatë mëngjesit patëm mbledhje tek kryetari Talat Xhaferri, pra koordinimin e zakonshëm para seancës së nesërme. Unë pres që të kemi diskutime të frytshme, pres që të jetë e zgjuar ndërgjegja e gjithësecilit prej deputetëve, respektivisht secili prej përfaqësuesve të popullit këtu në kuvend duke kuptuar peshën dhe rëndësinë historike të vendimit politik të cilën duhet ta marrin të gjithë së bashku. Bëhet fjalë për momente historike, bëhet fjalë për për çështjet më të rëndësishme me të cilën është përballur vendi që nga pavarësimi i tij, duke përfshuirë këtu edhe anëtarsimin në NATO.

Të dyja këto çështje përbëjnë interesat tona strategjike të vendit përcaktimet tona strategjike. Sot po e shohim se sa është e rëndësishme të jesh vend anëtar i NATO-e, e veçanërisht pas luftës në Ukrainë e cila është ende aktive në kontinentin tonë. E anëtarësimi në BE po aq është i rëndësishëm, prandaj mendoj secili prej deputetëve tanë duhet ta ketë për synim që të jetë në mbarëvajtjen e këtij vendi në historinë e vendit për vendimin e duhur dhe cilën anë e ka mbajtur.

– A mendoni se do të bëhet realizimi i ndryshimeve kushtetuese?

Ademi: Negociatat, bisedimet për të zgjuar ndërgjegjen e secilit prej deputetëve po vazhdojnë ende. A ka deputetë edhe në radhët e VMRO DPMNE-së të cilët kanë një qëndrim pro evropian? Do të duhet të pohoj se po, ka edhe deputetë të tillë. Por se cila do të jetë rrjedhoja apo epilogu i diskutimeve të nesërme dhe ditëve në vijim mbetet për tu parë. Angazhimi i BDI-së është që ta mbajë Maqedoninë e Veriut, e me këtë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në binarë të Evropës aty ku edhe përkasim jo vetëm gjeografikisht por edhe historikisht, por edhe me vlera të cilat ne i kultivojmë, të cilat janë të njëjta me ato të vendeve anëtare të BE-së, të cilat janë vendet me demokraci më të zhvilluar si dhe ekonomikisht.

Tani jemi përpara një dileme a i përkasim bllokut perëndimor evropian, apo i përkasim një blloku tjetër i cili synon që të krijojë kaos në vend që nuk shkon në interesin e askujt përpos në interes të lindjes, Rusisë e Moskës dhe aleatëve të tyre.

– A pritni se këtyre ndryshimeve do tu bashkangjitet dhe opozita?

Ademi: Ka parti politike opozitare të cilat do ti bashkëngjiten ndryshimeve kushtetuese, të paktën ashtu kanë deklaruar, por për të pasur numrin e nevojshëm për një shumicë të cilësuar për një shumicë të kualifikuar prej dy të tretave të deputetëve, sigurisht se na duhen deputetë edhe nga radhët e VMRO DPMNE-së.

Situata më e mirë e mundshme do të ishte sikur të gjitha partitë politike të ishin bashkë për të votuar ndryshimet kushtetuese. Këto ndryshime do të sjellin benefite nga miratimi i tyre, në radhë të parë do të bëhet distinksion i qartë se përpos popullit bullgar ka ekzistuar edhe ekziston dhe populli maqedonas, por edhe në mënyrë shprehimore në aktin më të lartë juridik të vendit do të bëhet një distinkion i tillë.

– Çfarë do të ndodhë nëse këto ndryshime nuk realizohen a do të zhvillohet ndonjë opsion tjetër?

Ademi: Alternativë tjetër përpos votimit të ndryshimeve kushtetuese nuk ka. Qytetarët e dijnë se mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese nënkupton izolim të vendit, si dhe degradim të të gjithë atyre të arriturave të cilat i kemi bërë bashkë, që nga pavarësimi i vendit tonë deri më sot. Nënkupton edhe arritjet të tensioneve të ndryshime që nuk do të prodhojnë asgjë të mirë për asnjë qytetarë dhe për asnjë parti politike. Prandaj partitë politike do të duhet t’i thërrasin ndërgjegjes, racios apo arsyes se nuk është koha për të menduar se kur do të bëhen zgjedhjet e ardhshme dhe se kush do t’i fitojë këto zgjedhje, por është koha për të marrë vendime prej pushtetar, vendime patriotike, vendime të cilat i hapin perspektivë vendit dhe shoqërisë. Ajo është votimi i ndryshimeve kushtetuese dhe që për rrjedhojë do të ketë mbështejen nga ana jonë për t’u bërë vend i plotë anëtar i Bashkimit Evropian. (P.O/Indeks.mk)