16.8 C
Skopje

Bislimi: Qytetarëve iu intereson liberalizimi e jo spekulimi – Vendimet i merr BE-ja, e palogjikshme të pyetemi ne për data

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka quajtur banale pyetjet nëse e merr gjumi natën deri në impelemtimin e marrëveshjes për regjistrimin e konsumatorëve në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kritikuar gazetarët për pyetjet në një paraqitje para mediave në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas raportimit në Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Unë mendoj që niveli i seriozitetit të juaj
përtej këtyre pyetjeve banale”, tha shkurt Bislimi, teksa tha se e rëndësishme
është që kompania “Elektrosever”, t’i përmbahet marrëveshjes.  

“Është e paarsyeshme nga ana e “Elektroseverit”
të cilat synojnë minimin e marrëveshjes. Ne nuk duhet të biem pre e tyre. Për
mua është e rëndësishme që korniza e përgjithshme prej 100 ditëve të
respektohet dhe pastaj do merremi me BE-në”, ka thënë Bislimi.

Pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se pas marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, është momentum i mirë që Kosova ta përfitojë liberalizimin e vizave.

Por sa i përket datës se kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, Bislimi ka kërkuar të kursehet, duke thënë se qytetarëve iu intereson liberalizimi e jo spekulimi.

“Nuk e di pse po flisni për pikën zero në vend se të flisni për implementim të marrëveshjes. Marrëveshja ka 100 ditë, dhe ne jemi të interesuar ta zbatojmë marrëveshjen. E ardhmja nuk është shkruar ende. Nuk e di si e kanë disponimin. Natyrisht që e kemi nënshkruar për ta zbatuar. Është një momentum i ri në procesin e integrimeve evropiane procesi ka ngecë për shkak të mosgatishmërisë së Bullgarisë që të hapë rrugën Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e djeshëm është krijuar momentum i ri. Mendoj që përfitojmë te procesi i liberalizimit të vizave. Mendoj që jeni lodh me data në të kaluarën. Qytetarëve iu intereson m’u liberalizua, e jo me spekulu. Vendimet i merr BE-ja dhe është e palogjikshme të na pyetet neve për data”, tha Bislimi.