24/06/2024

Bitcoin arriti nivelin e 50,000 dollarëve për herë të parë në më shumë se dy vjet, pasi kriptomonedha më e madhe në botë u rrit nga pritshmëritë për ulje të normave të interesit dhe ndryshimi rregullator i muajit të kaluar për fondet e tregtuara në shkëmbim në SHBA, të krijuara për të ndjekur çmimin e saj.

Kriptovaluta është rritur me 16.3% deri më tani këtë vit duke prekur nivelin më të lartë që nga 27 dhjetor 2021, raporton Reuters.

Kriptovaluta Bitcoin është aprovuar si aset financiar nga rregullatori financiar amerikan, në fillim të këtij viti, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ai do të ketë mundësi të tregohet nëpërmjet sistemit ETF, derisa miratimi do t’iu mundësojë investitorëve institucionalë ekspozim ndaj kriptomonedhës më të madhe në botë pa e poseduar atë fizikisht, si dhe do të nxisë zhvillimin e kësaj industrie. /Reporteri.net/