-1.2 C
Skopje

Bosnje dhe Hercegovina miqësore me Rusinë, Pjanic: Jam pa fjalë

schedule21:48 – 9 Shtator, 2022

Bosnje Hercegovina do të zhvillojë një miqësore me Rusinë më 19 nëntor dhe kjo nuk është pritur mirë. Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të federatës.

Kundër kësaj miqësoreje ka dalë edhe Miralem Pjanic, kapiteni i Bosnje dhe Hercegovinës. “Kam dëgjuar për vendimin, drejtuesit e dinë mendimin tim. Ata më telefonuan dhe më pyetën se çfarë mendoja.

U thashë atë që mendoja dhe u befasova për vendimin e marrë. Nuk është vendim i mirë. Jam pa fjalë Sa herë kombëtarja fillon të luajë mirë, gjithmonë del diçka që nuk shkon. Nuk është aspak gjë e mirë”, ka thënë Pjanic. / abcnews.al