03/10/2024

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se me Lajçakun kanë folur për dialogun Kosovë- Serbi.

Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

“Me Miroslav Lajçak në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.