Drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, (WFP) Cindy McCain tha se kontrollet tepër të rrepta mbi kamionët në kalimin Rafah nga Egjipti në Gaza po ngadalësonin rrjedhën e ndihmave humanitare.
“Burokracia është çmenduri. Ne duhet të marrim një sasi të madhe me ndihma me kamione. Kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në Gaza, në mënyrë që të mund të sigurohemi që njerëzit të mos vdesin nga uria, sepse kjo është ajo që po ndodh”, tha ajo.
Kalimi i Rafahut, i cili kontrollohet nga Egjipti dhe nuk kufizohet me Izraelin, është bërë pika kryesore e shpërndarjes së ndihmave që kur Izraeli vendosi një rrethim total të Gazës si hakmarrje për një sulm nga militantët e Hamasit nga brezi bregdetar më 7 tetor, shkruan Reutes.