26/04/2025

“Nuk mendohej në vitin 1993-94’ që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit”. Kështu është shprehur gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Andi Bushati, duke folur mbi situatën me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në emisonin Çim Peka Live në SYRI TV, informon PRESSonline.al

“Një shqiptar nga Shqipëria që futet në kufij dhe sheh policin që flet shqip e kupton që gjërat kanë ndryshuar. Sot shqiptarët kanë tre universitete. Ju përmendet sot Skënderbeun, dje të ngrije flamurin e Shqipërisë në ballkon përfundoje në burg ndërsa sot busti i Skënderbeut është në mesin e Shkupit. Nuk po them se kemi një kryeministër shqiptar dhe tetë ministra në qeveri, fakti që ju thatë se ishte në dorën e shqiptarëve të çmontonin më në fund regjimin e Gruevskit tregon një pjesë të kombit të emancipuar. Nuk mendohej në vitin 1993-94 që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit”, nënvizoi Bushati.

Ai theksoi se shqiptarët nën udhëheqjen e BDI kanë evoluar, a mund të bëhet më shumë-po padiskutim që mund të bëhet më shumë, por si mund të bëhet më shumë, duhet ta diskutojmë.(PRESSonline.al)