Gazetari dhe publicisti Berat Buzhala përmes “Facebook”, ka shpalosur detaje të reja lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit, të akuzuar si bashkëpunëtor i BIA-s, Serbe.
Buzhala ka shkruar se avokati i Shabanit, Besnik Berisha ka zbuluar se i arrestuari Shabani, perveç tjerash, ka qenë edhe dëshmitar në Tribunal Special, kundër krerëve të UÇK’së.
Sipas Buzhalës, kjo është aryseja e nervozizmit të eksponentëve të Qeverisë dhe prandaj kryeministri Kurti ende nuk është prononcuar.
Shkrimi i plotë:
Vemendje ju lutem:
Besnik Berisha, avokati i Bedri Shabanit, agjentit te BIA’se, e ka tregu nje informate qe ka interes te jashtezakonshem kombetar.
Ai tha se Bedriu, i arrestuar para dy diteve, pervec tjerash, ka qene edhe deshmitar ne Tribunal Special, kunder krereve te UCK’se. Pra, kjo tregon shumeeeeeee se ku e ka qellimin BIA dhe Serbia.
Kurre mos e harroni, personat e arrestume si bashkepunetore te BIA’s serbe nuk jane kane te angazhume nga shteti serb ne aktivitete kunder qeverise Kurti, por kunder luftes se UÇK’se dhe kunder krereve te UCK’se qe po mbahen ne Hage qe kater vjet.
Tuj e ndrru tregimin per UÇK’ne dhe luften, tuj i denu kreret e UÇK’se, bjen ne uje komplet shteti i Kosoves dhe pavaresia e shpallun.
Prandaj mbrame ishin nervoz eksponentet e qeverise. Prandaj Kurti endeeee nuk e ka fole asnje fjale per kete arrestim. Ai shkrune cdo dite edhe per senet ma palidhje qe ndodhin ne kete shtet. Ta tesh kaLin tuj shkru per dinarin e per zhvillimet ne veri, ama kur BIA kapet me pele per dore ai heshte.