Para përfaqësuesve të mbi 20 kompanive gjermane nga shumë veprimtari sot në Frankfurt do të prezantohen kushtet dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe përfitimet që ofrohen në tonat zhvillimore teknologjike-industriale.
Në tryezën e rrumbullakët të rrjetit të odave ekonomike gjermane, për potencialet për investime, rregulloren, mundësitë për bashkëpunim, … do të flasin zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (DZZHTI), Jovan Despotovski. Do të drejtohet edhe Antje Vandelt, drejtoresha e AHK Maqedoni e Veriut, pjesë e rrjetit të odave ekonomike gjermane.
Bytyqi dhe Despotovski në kuadër të vizitës në Frankfurt do të kenë edhe takime pune me menaxhmentin e kompanive gjermane me renome globale.
Ata dje nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane për bateri litium-jon BMZ për realizimin e investimit prej 65 milionë eurove në ZZHTI Shkup 2, me të cilën janë paralajmëruar mbi 750 vende të reja pune.
Në tregun e Maqedonisë së Veriut punojnë mbi 200 kompani gjermane me 20.000 të punësuar.