Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD) tregon se pirja e rregullt e çajit të zi mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj diabetit të tipit 2. Sipas studiuesve, çaji i zi ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në uljen e rezistencës ndaj insulinës.
Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga nivele të larta të glukozës në gjak. Kjo mund të shkaktojë komplikime serioze si dëmtim të veshkave, zemrës, syve dhe nervave. Një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e diabetit është rezistenca ndaj insulinës, që është kur trupi nuk është në gjendje të përdorë insulinën në mënyrë efektive për të transportuar glukozën nga gjaku në qelizat.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 1,923 personave, prej të cilëve 436 kishin diabet, 352 kishin prediabet dhe 1,135 kishin nivele normale të glukozës. Ata kanë krahasuar konsumin dhe llojin e çajit që pinin pjesëmarrësit dhe kanë matur sekretimin e glukozës në urinë, rezistencën ndaj insulinës dhe statusin e glicemisë.
Rezultatet kanë treguar se ata që pinin çaj të zi çdo ditë kishin një rrezik shumë më të ulët për prediabet dhe diabet sesa ata që nuk pinin kurrfar lloji çaji. Kjo lidhej me një rritje të sekretimit të glukozes në urin dhe një përmirësim tē rezistencës ndaj insulinës.
Profesori i asociuar Tongzhi Wu, nga Universiteti i Adelaide në Australi, ka thënë se ky studim tregon se çaji i zi mund të jetë një mjet i mirë për menaxhimin e sheqerit në gjak. Ai ka shtuar se katekinat, një lloj antioksidanti që gjendet në gjethet e çajit, janë përgjegjës për këtë efekt.
Por studiuesit paralajmērojnë se pirja e çajit të zi nuk duhet të jetē një zevendesues i një diete të shendetshme dhe të balancuar. Ata rekomandojnë të konsumohet pa sheqer ose me sasi të vogla sheqeri.
Nutricionistja Natalie Burrows dhe dietologu Harry Snell kanë komentuar gjetjet e studimit dhe kanë theksuar rëndësinë e antioksidantëve dhe polifenolëve në mbrojtjen e shëndetit. Ata kanë sugjeruar se pirja e çajit të zi mund tė jetë një zakon i mi për parandalimin dhe trajtimin e diabetit.