-1.2 C
Skopje

Çifti i famshëm drejt ndarjes, modelja bën kërkesë për divorc nga partneri i saj


schedule11:15 – 10 Shtator, 2022

Pas thashethemeve për tradhti, modelja me famë botërore Emily Ratajkowski tashmë ka bërë lëvizjen e radhës. Ajo ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard. Sipas mediave të huaja, 31 vjeçarja ka paraqitur kërkesën për divorc të enjten në Gjykatën e Lartë të Manhatanit.

Lajmi për ndarjen e tyre doli në dritë rreth dy muaj më parë. Arsyeja që modelja dhe McClard po ndahen sipas shtypit të huaj është tradhtia nga ana e producentit 41 vjeçar. Pavarësisht kësaj, ai jo vetëm nuk donte të ndahej nga nëna e djalit të tij por po i lutej që të ktheheshin bashkë.

“Sebastian po i lutet që t’i japë një mundësi tjetër”, tha së fundmi një burim i afërt me modelen e famshme për Page Six. I njëjti burim tha gjithashtu se ajo është këmbëngulëse dhe nuk do t’i japë atij një shans: “Kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai bëri pas shpinës së saj”.

/abcnews.al