-0.2 C
Skopje

CMG-ja publikon risitë teknologjike në Galanë e Festës së Pranverës

Galaja e Festës së Pranverës e këtij viti do të ketë përsëri shumë risi teknologjike, bëri të ditur Grupi Mediatik i Kinës (CMG) të hënën.

Gjatë kësaj shfaqjeje të madhe do të ketë shumë “herë të para”. P. sh., një transmetim i drejtpërdrejtë me teknologjinë e qartësisë ultra të lartë 8K plus Tingujt e Ngjyrshëm 3D, si edhe një kamera me qartësi ultra të lartë 8K e prodhuar nga vetë Kina do të përdoren në këtë gala. Teknologjia inteligjente e krijuar nga CMG-ja do të përdoret gjithashtu për të transmetuar në mënyrë të sinkronizuar galanë përkatësisht në versionet e qartësisë së lartë, 4K dhe 8K.

CMG-ja do të përdorë dy platformat – “Mijëra ekrane në qindra qytete” dhe “Dëgjimi në cloud” – në transmetimin e drejtpërdrejtë të njëkohshëm

Për të plotësuar kërkesat e ndryshme të shikimit të publikut dhe për të krijuar një atmosferë të ngrohtë festive të Galasë kurdo dhe kudo, CMG-ja do të përdorë dy platformat – “Mijëra ekrane në qindra qytete” dhe “Dëgjimi në cloud” – në transmetimin e drejtpërdrejtë të njëkohshëm. Shikuesit do të mund të shijojnë efektet audiovizive ndërmjet ekraneve të mëdha publike me qartësi ultra të lartë 8K në sheshet kulturore të afro 500 qyteteve në Kinë, duke dëgjuar zërin e mirë përmes kufies së vetë ndërmjet platformës “dëgjimi në cloud”.

Galaja do të transmetohet drejtpërdrejt më 21 janar 2023, në vigjiljen e Vitit të Ri Kinez, përmes kanaleve televizive në anglishte, spanishte, frëngjishte, arabishte e rusishte, si edhe platformave të mediave të reja në 68 gjuhë, të lidhura me më shumë se 700 media nga mbi 170 vende e rajone të botës.

/e.d