09/12/2024

Probleme me shëndetin e Dafina Zeqiri? Këngëtarja anulon papritur koncertin.

Dafina Zeqiri nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Artistja mesa duket është sëmurë, e për këtë shkak nuk mundet të jetë e pranishme në koncertet që ishin planifikuar për të.

E një prej tyre u desh të anullohej për këtë shkak. Menaxheri i artistes ndau publikisht lajmin se për arsye shëndetësore, Dafina nuk mundi të performojë mbrëmë në Pejë.

Me siguri fansat e saj do jenë mërzitur pasi kishin planifikuar të shihnin artisten e preferuar, por siç thotë Dafina, do rikthehet sërish me një show tjetër.

Në fund të ditës, rëndësi ka shëndeti, ndaj të shkuara Dafina!