Sekretariati për mundësi të barabarta në Çair ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj dege. Shkodrane Dardhishta, udhëheqësja e sekretariatit, ka theksuar se Çairi është dhe do të mbetet një bastion i fortë për BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ajo shton se çdo punë e filluar me nijet të pastër sjell sukses, dhe përballja me sfidat bëhet më lehtë kur mbahesh për rrënjë dhe jo për dege.
“Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, i madhi Ali Ahmeti. Shumë gjëra u thanë dhe do të thuhen. Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Gratë sonte dëshmuan se Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së. Fitoret e njëpasnjëshme mbajnë edhe vulën e grave të Çairit. Kur bashkohemi ne mund të thyejmë edhe barriera. Jemi superfuqi kur jemi bashkë. Dua të falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti”, tha Dardhishta mes tjerash.