12/10/2024

Është një nga masat e prezantuara nga reforma në Cartabia. Një çift arriti t’i jepte fund martesës së tyre pa hapur dy procedura të veçanta.

Martesa dhe divorci në të njëjtën ditë, një risi e mundësuar nga reforma e fundit ligjore, vlefshmëria e të cilës u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane, vetëm pak ditë më parë, është bërë e mundur në Verona.

Sipas mediave italiane, një çift arriti të marrë të ashtuquajturin divorc të shkurtër pa hapur dy procedura të veçanta, brenda 24 orëve.

Vendimi i shqiptuar nga Gjykata e Veronës, ka bërë realitet një nga gurët e themelit të ligjit të ri familjar të prezantuar në Reformën e Kartabisë.

Tashmë në Itali nuk do të jetë më e nevojshme të presësh të paktën gjashtë muaj për të paraqitur kërkesën për divorc. Kjo pasi, procedura “rrufe” lejon çdo gjykatë të nënshkruajë një dokument të vetëm që do të depozitohet në një vend të vetëm, duke trajtuar kërkesat e palëve individuale në një kontekst të vetëm.