01/12/2024

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti në Klan Debat u deklarua se në organet partiake nuk ka ardhur asnjë ofertë koalicionimi për zgjedhjet parlamentare. Prandaj sipas saj, nënshkrimet e mbledhur nga kreu i partisë, Arben Taravari nuk mund të jenë të vlefshme.

“Në ASH në momentin që po flasim nuk ka ofertë se për çfarë mund të nënshkruajnë anëtarët e Kuvendit të ASH-së… ne nuk kemi propozuar kryetar partie në rrjete sociale dhe as ai neve nuk na ka propozuar në rrjete sociale”, shprehet Ilire Dauti./tvklan.mk