14/01/2025

Kompania “Dauti-Komerc” ka ndërtuar Qendrën për Export në Saraj të Shkupit me një sipërfaqe prej 30,000 metra katrorë dhe kapacitet prej 50,000 tonë mallra. Ne jemi të fokusuar në eksportin e prodhimeve vendore në tregjet evropiane dhe kjo qendër do të na ndihmojë të rritemi dhe të jemi konkurrues në tregun e BE-së.

Në këtë event të gur themelit ishin të pranishëm shumë personalitete, si kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, Nagip Fejzi, kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra, dhe biznesmenë nga vendi. Ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që morën pjesë.