Publicisti Daut Dauti, ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër dhe e ka cilësuar atë si një ngjarje historike dhe një arritje të madhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se Xhaferi është një shembull i integrimi dhe i suksesit të shqiptarëve në vend, duke u bërë i pari shqiptar që merr këtë post, pasi ishte edhe i pari shqiptar që u bë kryetar i Kuvendit. Ai ka shtuar se Xhaferi ka treguar shkathtësi dhe elokuencë si kryeparlamentar dhe ka besim se ai do të jetë një kryeministër i suksesshëm.
Dauti ka theksuar se Xhaferi ka një rol simbolik, por edhe një efekt pragmatik afatgjatë, për të forcuar pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Maqedoni.
Statusi i plotë:
“Mund të gjejnë shumë arsye ata që duan t’i gjejnë behane, për ta minimizuar, por nuk mund të mos e themi se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër do të mbetet përgjithnjë e shënuar si I Pari shqiptar në Maqedoni në këtë post. Mund të vijnë edhe të tjerë pas, por asnjëri s’do të jetë i parë…Në anën tjetër, vetë Talat Xhaferi deri tash si kryeparlamentar, poashtu i pari shqiptar në këtë post, me shkathtësitë dhe elokuencën e vet, është një garanci se mund të jetë njësoj edhe kryeministër i suksesseëm. Prej nesër mund të vazhdojë prapë pluralizmi dhe betejat politike, por askush s’do të mund t’ia marrë faktin e të qenit I Parë në diçka që ka edhe karakter simbolik, edhe efekt pragmatik afatgjatë…”