-0.2 C
Skopje

Debutoi me Interin ndaj Bayern në Champions: I lumtur me debutimin, por jo me rezultatin

schedule13:00 – 8 Shtator, 2022

Andre Onana ishte ndër lojtarët më të mirë kundër Bayern Munichut. Gardiani i zikaltërve nuk zhgënjeu në debutimin e tij me Interin, ndërsa bëri 10 pritje të shkëlqyera ndaj bavarezve në Champions League.

“Jam i lumtur me debutimin , por është e vështirë të jesh i kënaqur përballë një disfate. Përballë kishim një kundërshtar të madh, humbja është gjithmonë e komplikuar dhe mendoj edhe për ndeshjen kundër Milanit. Na mungoi goli, me siguri do të vijë”, tha Onana pas ndeshjes.

Pas një paraqitje të mirë ndaj skuadrës gjermane, përsëri Onana mund të ulet në stol në ndeshjen me Torinon, pasi trajneri Simone Inzaghoi nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e gardianit, me teknikun që preferoi Handanovic.

“Na pret një sfidë e vështirë, sepse ne luajmë me Interin dhe të gjithë kundërshtarët japin maksimumin kundër nesh. I ndjek këshillat e trajnerit Inzagi dhe kërkojmë që t’i përgjigjemi mirë në fushë direktivave të tij, do të provojmë të fitojmë kundër të gjithëve”, përfundoi portieri kamerunas. /f.a/abcnews.al