Letra në të cilën u nënshkrua kontrata e parë me Barcelonën e 13-vjeçarit Lionel Messi do të dalë në ankand – me çmim fillestar prej 300 mijë funtesh, shkruan BBC.
Letra, e nënshkruar në dhjetor 2000, mbart firmën edhe të drejtorit të atëhershëm të Barçës, Carles Rexach, për të nënshkruar me Messin.
Letra u nënshkrua gjithashtu nga Josep Minguella, këshilltar transferimi i klubit spanjoll, dhe agjenti Horacio Gaggioli, i cili rekomandoi argjentinasin.
Messi iu bashkua Barçës një muaj më vonë dhe vazhdoi më pas theu pothuajse gjitha rekordet.
Ai bëri debutimin në moshën 16-vjeçare dhe shënoi 672 gola në 778 ndeshje për klubin katalanas.
Tani 36-vjeç, Messi fitoi 10 tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve në Barcelonë përpara se të largohej për në Paris St-Germain më 2021.
Letra u nënshkrua në një takim të organizuar nga Rexach, i cili ftoi babanë e Messit, Jorge për drekë pas shqetësimeve nga familja Messi për mungesën e përgjigjes nga Barcelona pas provave fillestare të adoleshentit.